Robert Aliaj është padyshim një nga personazhet më të veçantë në Shqipëri.

Stili i tij nuk mbetet kurrë pa u komentuar, pasi është ndër të rrallët meshkuj shqiptar, i cili del në televizion me thonjtë e lyer. Por, për herë të parë ai ka treguar për publikun arsyen e veçantë që fshihet mbas thonjve të tij të zeza.

Advertisement

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Aliaj ka sqaruar se është pikërisht vajza e tij ajo që ja lyen thonjtë dhe për këtë arsye ai e pëlqen këtë proçes. Gala është pika e tij e dobët, jo vetëm vajza por edhe një mike shumë e mirë. Detaje të tilla nga një marrëdhënie babë e bijë janë tejet të veçanta dhe të bukura.