Rob Kardashian dhe Blac Chyna nuk janë ndarë

Rob Kardashian dhe Blac Chyna nuk janë ndarë, pavarësisht se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami.
Që prej të hënës ai ka fshirë cdo postim që ka bërë në rrjete sociale për të dashurën e tij, duke lënë vetëm një foto të tijën të vjetër, por që e ka fshirë disa orë më pas.
Kjo gjë ka bërë që të nisin thashethemet për një ndarje të mundshme, por sipas burimeve të afërta të ciftit, ata nuk janë ndarë.
“Ata janë zënë por nuk janë ndarë. U zunë por rinisën të komunikonin sërish dje. Ishte vetëm një zënkë”, thonë burimet.
“Rob nuk është mësuar me xhirimet e reality-t dhe kjo e ka stresuar. Gjërat me Chyna-n po ecin shumë shpejt dhe Rob është ndjerë pak i lënë pas dore”, sqarojnë më tej burimet.

Advertisement