Ritakohen pas 50 vitesh

Ishin ndarë që prej periudhës së shkollës, për faj të gënjeshtrave të së ëmës së vajzës. Pas një aksidenti të tmerrshëm automobilistik që pësuan, dy amerikanët sot mbi 60 vjeç u shtruan në spitale të ndryshme. Mamaja e Diane i kish thënë Rodney‐t që e bija nuk donte t’a shihte më me sy dhe se kish ndërmend që t’a prishte fejesën. Kështu pas një jete të tërë, pas dy martesave të dështuara të Diane dhe pas vdekjes së bashkëshortes së Rodney‐t, çifti u takua falë internetit. Ka qenë pikërisht Rodney, i cili nuk kish ndaluar së menduari Diane as edhe për një minutë, i cili kish kërkuar në internet e i kish dërguar një mail. Sot janë sërish bashkë, lumturisht të martuar.

Advertisement