Rita Ora dhe Lilly Singh publikojnë videon komike për festat (Video)

Lilly Singh është një komediane që krijon video qesharake dhe i publikon në Youtube. Ajo zgjodhi këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora për të bërë albumin e Vitit të Ri.

Videon komike e ka shoqëruar me shkrimin, “Çdo artist publikon një album Krishtlindjesh dhe kështu do të ngjanin nëse do ishin të sinqertë! Po ju prezantoj “Pushimet e Sinqerta”, albumin më të ri seksi nga Rita Ora dhe Lilly Singh.”

Advertisement

Në video përfshihen disa prej këngëve më të famshme festive, por të përpunuara sipas Lilly. /ATA/