Rita Ora dhe i dashuri i saj bëjnë daljen e parë zyrtare në çift

Pas disa muajsh takimesh dhe fotografi të fshehta, Rita Ora dhe Taika Waititi bënë daljen e tyre të parë si çift, në eventin që e organizoi këngëtarja. Gjërat tani po duken zyrtare mes Ritës dhe regjisorit Taika Waititi.Ndërsa çifti i dyshuar ishte parë së bashku më parë në dalje të fshehta dhe në publik, dalja e tyre e parë si çift ndodhi në festën e Rita Orës për produktin e saj “Prospero Tequila”, në Amerikë më 4 korrik. Të dy Rita dhe Taika ishin të veshur me ngjyra, ndërsa pozuan pa problem së bashku.

Ndërkohë kujtojmë se para disa javësh, Taika dhe Rita u “kapën mat” duke shkëmbyer puthje me një person të tretë. Pas publikimit të imazheve u mësua se bëhej fjalë për aktoren, Tessa Thompson. Këto foto bënë xhiron e rrjetit për disa ditë dhe personazhet morën kritika të shumta. Mirëpo në një deklaratë, Taika u shpreh shumë i qetë dhe tha se nuk po bënte asgjë të gabuar.

Advertisement