Ristani: Pasiguria është kthyer në normë në Shqipëri

Partia Demokratike deklaron se pasiguria është kthyer në normë në Shqipëri. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se Rama u ofron shqiptarëve një realitet që nuk e kanë.

“Në kohën kur po mbahej kjo shfaqje dixhitale, në mes të ditës del lajmi se në Rinas, në zonë të supozuar të sigurtë, tre maska grabisin një makinë. Pasiguria është kthyer në normë, aksidentet që marrin jetë ndodhin cdo ditë. I vetmi që nuk e sheh është Rama që provokon shqiptarët duke u rrëfyer realitet që nuk e kanë, nuk e hasin, nuk e jetojnë… Kriminaliteti dhe pasiguria po njeh vetëm rritje”, tha Ristani.

Advertisement