Kryetari i Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve, Arben Ristani deklaroi se mazhoranca për të tretën herë pamundëson komisionin hetimor të serverit të tatimeve, duke e bllokuar këtë komision, përtej marrveshjes me opozitën.
Ristani ka dalë të premten paradite në një prononcim për mediat, pas bllokimit të komisionit duke u shprehur se “një nga komisionet e rëndësishme që është ngritur me kërkesë të opozitës është komisioni hetimor për serverin e tatimeve. Kjo është hera e tretë që ngrihet ky komision. Dy herët e para është zvarritur pa fund dhe është bërë e pamundur përfundimi i punës së këtij komisioni, Sot që nisi ky komision u ndeshëm me të njejtën mënyrë të të vepruarit dhe të reaguarit nga ana e maxhorancës ku me të gjitha mundësitë u përpoqën dhe ia arritën të bllokojnë vendimarrjen dhe punën e komisionit, duke u larguar dhe duke na lënë në pamundësi për të vazhduar punën”.
“Ka patur një marrëveshje mes mazhorances dhe opozitës për ringritjen e komisioneve parlamentare per serverin e tatimeve. Duket se eshte vullneti i kësaj mazhorance për të fshehur punët e këqija dhe parregullsitë që kryhen në mënyrë të vazhdueshme në administratën shtetërore.
Ndërsa interesit të mediave për të thirrur, ish- ministrin Shkëlqim Cani për të dëshmuar për serverat e tatimeve, dhe ne se pati mosmarrveshje në komision për këtë pikë, Ristani u shpreh se “ një nga pikat e mosmarrëveshjes ishte pikërisht kjo. E gjitha ka nisur me një urdhër të ish-ministrit Cani dhe me urdhrin e tij është ngritur grupi i auditit dhe pastaj procedurat cuan pikërisht tek serverat”. “Ai duhet të dëshmoje për këtë ngjarje”, tha ai.