Rinis puna në pikën kufitare të Kapshticës

Friday, December 5, 2025

Pas 72 orësh bllokim, ka nisur sërish puna në pikën kufitare të Kapshticës ndërprerë prej grevës së palës greke. Nënpunësit e doganave të gjithë Greqisë nisën të premten grevën 24 orëshe që u pasua me një tjetër grevë 48 orëshe. Zv.kryetari i Unionit të Nëpunësve të Doganave, Athanasios Kretsis bëri me dije se doganierët grekë kanë përshkallëzuar lëvizjet në shenjë proteste ndaj projektligjit që kërkon të aprovojë qeveria për krijimin e një Autoriteti të avarur për Sekretariatin e Përgjithshëm të të Ardhurave Publike, që do të përfshijë edhe doganat. Si pasojë e kësaj greve, u vështirësua qarkullimi i shtetasve shqiptarë për emigrantët në pikat kufitare me Greqinë, në Kapshticë, Kakavijë, Tre Urat, Qafë-Botë.

SourceBlitz.al
RELATED ARTICLES
- Advertisment -