“Lexar Image Rescue 3” është fenomenal dhe nuk kushton asgjë. Nëse ju ndodh që të shtypni gabimisht butonin delete dhe të fshini të gjitha fotot nga karta memorie e aparatit fotografik apo videokamera, gjëja e parë që duhet të bëni është të mos pushtoheni nga paniku dhe e dyta të ndaloni në moment. Mos bëni më foto të tjera në rast se kuptoni se keni fshirë gabimisht foto. Ka ende shpresa për të rikuperuar fotot e humbura. Me kartat e reja të memories, në ndryshim nga filmat e vjetër të aparatëve fotografik ka ende mundësi rikuperimi të të dhënave të fshira si foto, por dhe video e mp3-a.
Në të vërtetë, fotot edhe pse janë eliminuar nga karta e memories dhe nuk i shihni, janë akoma aty. Ndaj duhet të mos bëni më foto në momentin që kuptoni se keni fshirë materiale gabimisht, pasi mund të mbivendosni fotot e reja. Kështu ka shumë programe falas ose me pagesë që rikuperojnë fotot e fshira. Më i miri në qarkullim, thuhet se është Lexar Image Rescue 3, i cili është falas dhe shumë i thjeshtë për t’u përdorur. Mjafton të ndjekësh udhëzimet për të shpëtuar materialet. Zgjedh kartën e memories dhe llojin e fileve që do të rikuperosh si dhe të përcaktosh markën e aparatit fotografik e në fund mjafton të klikosh START për të filluar procesin e rikuperimit.
Sigurisht që askush nuk garanton sukses në 100%, por nëse ka qoftë edhe 1% mundësi për të shpëtuar fotot e humbura ja vlen t’a provosh apo jo?