Rikthimi i Janet Jackson! Së shpejti me album dhe turne botëror

Janet Jackson ka njoftuar se shumë shpejt do të lancojë albumin e saj të ri si dhe do të nisë një turne botëror.
“Ju kisha premtuar se do ju njoftoja. Këtë vit, muzikë e re, turne botëror, lëvizje e re. Unë i kam dëgjuar fansat. Të vazhdojmë bisedën”, ka thënë Jackson në video mesazhin e saj.
Vetëm një muaj më parë fansat nisën të publikonin në rrjete sociale disa postera ku thuhej se Janet Jackson kishte humbur dhe se “prezenca e saj në muzikë nevojitej”.
Më pas u publikuan një imazh që thuhej se ishte kopertina e albumit të ri të Janet që do të publikohet në Qershor, por kjo u hodh poshtë nga zëdhënësit e Atlantic Records.
Ende pritet të bëhen të ditura detaje të mëtejshme lidhur me njoftimin që vetë këngëtarja ka dhënë.

Advertisement