Rikthehet si boomerang

Ish liderja e Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger duhet ende të bëjë përshtypje si soliste në SH.B.A., por nuk mund të mohojmë se ka pasur sukses me ‘Killer Love’ në Britaninë e Madhe. Ajo nuk po humbet kohë ndaj ka bërë lëvizjen e radhës. 

”Boomerang” është singëlli kryesor nga albumi i saj i ardhshëm, i cili është ende pa titull dhe pritet të publikohet brenda këtij viti. Singëlli është prodhuar nga Will.i.am dhe videoja mban firmën e Nathalie Canguilhem. Shiheni më poshtë e n’a thoni nëse ju pëlqen kjo punë e re nga Nicole? N’a duket ne apo kjo vajzë ka shkëlqyer më tepër kur ishte pjesë e Pussycat Dolls? Mund të lini komentet tuaja pakëz më poshtë:

[youtube=http://youtu.be/xoRrGsgohYE&showinfo=0&rel=0]

Advertisement