Rikthehet Çiljeta

Çiljeta Xhilaga është shfaqur në rrjetet sociale një bombë e vërtetë në xhirimet e klipit të ri, “Gangsta Love”.
Me një kostum të zi, e frymëzuar nga Beyonce në “On The run Tour”, Çili është gati për t’i rritur edhe më shumë temperaturat e kësaj vere.
Kujdes, Çili vjen me maskë dhe pistoletë në dorë!
Kënga që do të vijë si bashkëpunim me rreperin e famshëm shqiptar, Noizy është në momentet e fundit dhe pritet promovimi i saj këto ditë.
Çiljeta ka disa kohë që nuk është shfaqur në një videoklip që pas lindjes së djalit Fernando, përveç pjesëmarrjes në “Kënga Magjike” me një baladë.

Advertisement