18 muaj pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti e vrarë aksidentalisht kineastja Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve në Neë Mexico, kasti i filmit “Rust”, rikthehet në sheshxhirim.
Aktori Alec Baldwin pritet po ashtu të rikthehet në Montana në javët në vijim, me rolin e tij, vetëm 2 javë para se në New Mexico të nisë gjyqi, për të vendosur nëse ai do të dënohet për vdekjen e Hutchins apo jo.
Në Tetor Baldwin arriti një marrëveshje me bashkëshortin e Hutchins.
Nga kjo marrveshje iu dha drita jeshile rikthimit të xhirimeve të filmit “Rust” me të njëjtin subjekt, me të njëjtët aktorë dhe të njëjtin regjisor, Joel Souza, që në ngjarjet e 2021 mbeti po ashtu i plagosur.
Baldëin po i drejtonte një pistoletë Hutchins gjatë një prove kur arma shkrehu, duke e vrarë atë.
Aktori ka thënë se arma shkrehu aksidentalisht dhe se ai nuk e tërhoqi këmbëzën. Një raport mjeko-ligjor i FBI-së zbuloi se arma nuk mund të kishte qëlluar nëse nuk tërhiqej këmbëza.