Pas disa vitesh zhurmë, duket se “Spice Girls” janë më në fund një hap larg bashkimit, por pa “yllin” Victoria Beckham. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, grupi muzikor i vajzave është duke planifikuar një tur të madh në stadiume për verën e vitit 2019. Sipas tabloidit, Emma, Geri, Mel B e Mel C, kanë regjistruar një mesazh ku njoftojnë pikërisht qëllimin e tyre. Grupi duhet të shfaqet së fundmi në një intervistë në televizion për “Chat show”.
Muzika e koncertit të ribashkimit është menaxhuar nga Simon Fuller dhe Modest Management, firma që qëndron pas suksesit të grupit ‘One Direction’.
E njohur si Posh Spice, Victoria Beckham, do të mungojë sepse po përqendrohet në falimentimin e biznesit të saj të modës. “Spice Girls” përbëhej nga katër vajza për 2 vite, pasi Geri u tërhoq nga banda në 1998-n.
Katër anëtaret e mbetura vazhduan me turneun e tyre në Amerikën Veriore dhe regjistruan albumin e tyre të tretë me titull ‘Forever’ para se të shpërbëheshin në 2000-shin.
Ato kanë qenë një frymëzim për artistët e mëdhenjë që janë sot, përfshirë Adele, Lady Gaga dhe Beyonce.
‘Spice Girls’ injoruan shefin e shtëpisë diskografike i cili donte që ato të visheshin dhe të dukeshin njësoj, duke nxjerrë në pah me krenari personalitetet e tyre dhe duke inkurajuar fansat të bënin të njëjtën gjë.
Ato thyen barrierat kulturore duke mbështetur Margaret Thatcher gjatë epokës së Laburistëve, duke u miqësuar me Nelson Mandelën dhe duke ‘pickuar’ të pasmet e princit Charles.
Burimi: Shqip