Rikthehen ëngjëjt

Monday, December 15, 2025

Po xhirohet këto ditë episodi pilot, nga i cili do të varet dhe fati i serisë më të re të filmit. Kjo seri do të jetë një prodhim i Drew Barrymore, e cila ka luajtur më parë rolin e një ndër ëngjëjve së bashku me koleget Cameron Diaz dhe Lucy Liu. Ende nuk dihet se cilat do të jenë personazhet që do të interpretojnë 3 ëngjëjt dhe aq më pak nëse do të jenë po aq sensuale dhe ironike sikurse ëngjëjt e viteve ’70 apo gjithë muskuj, me efekte speciale dhe arte marciale si ato të mëvonshmet. Dihet me siguri se historia do të zhvendoset nga Los Angelos-i në Miami. Mund të merret me mend se punën më të vështirë do t'a kenë aktoret, të cilat duhet të hyjnë në zemrat e shikuesve e nuk do të jetë shumë e lehtë duke patur parasysh se do të jenë përballë miteve Farrah Fawcett, Kate Jackson, Cheryl Ladd dhe Jaclyn Smith (të parat Chalie’s Angels).

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -