Ju kujtohen Lorelai dhe Rory? Dy aktoret, që kanë luajtur rolin e mamasë dhe vajzës në serialin e njohur Gilmore Girls, do të takohen në Texas, dhe ku të jenë aktoret kryesore sigurisht që do të jetë edhe pjesa tjetër e kastit.Së bashku me Lauren Graham (Lorelai) dhe Alexis Bledel (Rory) në Teksas do të takohen në muajin Qershor edhe aktorët e tjerë, përfshi këtu Scott Patterson (Luke Danes), Kelly Bishop (Emily Gilmore), dhe Jared Padalecki (Dean Forester).
Por nuk do të ngelen pas as pjesa tjetër e stafit pasi në ribashkim do të jenë edhe Liza Weil (Paris Gellar), Keiko Agena (Lane Kim), Sean Gunn (Kirk Gleason), Liz Torres (Miss Patty), Yanic Truesdale (Michel Gerard), dhe John Cabrera (Brian Fuller).
Fatkeqësisht do të mungojë i ndjeri Edward Herrmann. Aktori që luante rolin e gjyshit, Richard Gilmore, është ndarë nga jeta në Dhjetor në moshën 71 vjecare.
Kjo do të jetë hera e parë që aktorët e këtij seriali ribashkohen që pas mbylljes së tij në 2007-ën.

Advertisement