Banda e njohur e muzikës Hard Rock, Guns N’ Roses do të ribashkohet vitin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për ish – vokalistin e grupit Axl Rose dhe kitaristin Slash, të cilët do të bëhen bashkë në Coachella Music & Arts Festival në prill të 2016.
Burime për Billboard kanë thënë se djemtë e bandës së Rock – ut po planifikojnë edhe një tur koncertesh në 25 stadiume, verën e vitit të ardhshëm.
Hera e fundit që Axl Rose dhe Slash janë ngjitur në skenë së bashkë ka qenë 17 korriku i vitit 1993./tvklan.al