Revoltohet Orgesa Zaimi: Më vjen turp që jam këngëtare

Muzika në vendin tonë komentohet shpesh nga muzikantë të njohur dhe është bërë vërtet shqetësim gjendja e saj për disa muzikantë që kanë një sitë të mirë për muzikën e tyre.
E fundit që ka reaguar për muzikë që po promovohet në tregun shqiptar është Orgesa Zaimi, e cila nuk e ka mbajtur dot revoltën.
Pas një eksperience të gjatë, punë të palodhur, pjesëmarrje në gara, talent show e shumë studio muzikore, ku i është dashur të derdhë djersë për t’u bërë një këngëtare e afirmuar, sot, Orgesa nuk ndihet krenare për muzikën shqiptare.
“… Këngëtaret veshin të brendshme në skenë, dalin topless, bëjnë gjeste seksuale apo pornografi… imazhi i një këngëtari në 2015-ën. Komercialiteti nuk ka qenë kurrë më i shëmtuar. Sot mendoj se është turp të tregoj që jam këngëtare” – shkruan Orgesa pa e fshehur revoltën.

Advertisement