Refuzohet Robbie Williams

Ayda Field ishte shumë e frikësuar nga divorcet e së ëmës, për t’i thënë po propozimit të Robbie-t. “Ayda e do Robbie-n me gjithë zemër dhe do të bënte gjithçka për të veç altarit. Çështja e martesës është diskutuar që në fillimet e lidhjes së tyre, pasi këngëtari kish kuptuar se Ayda ishte e duhura. Atij do i pëlqente shumë një martesë. Do të donte t’a bënte jetën e plotë e të qetësohej pas gjithë çmendurive që ka bërë. Por Ayda ka parë të ëmën të divorcohej 2 herë dhe e di gjithë vuajtjen që pason. Nuk do ketë të njëjtin fund si ajo”,- ka thënë një mik për revistën britanike MORE.

Advertisement