Reforma futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur pak para nisjes së seancës plenare ka futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit draftin e reformës në drejtësi por ndërkohë nuk ka patur konsensus për 7 projektligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese. Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar se sipas rregullores, ato do të votohen në përfundim të seancës së sotme parlamentare për t’u përfshirë ose jo në kalendarin 3-javor të punimeve. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, ka thënë se drafti është i njëanshëm, ndërkohë që edhe një herë ka përsëritur kushtin e demokratëve lidhur me paragrafin 88 të rekomandimeve të venecias që lidhet me vetingun dhe vëndet e rezervuara.

Advertisement