Referendumet në 130 bashki e komuna, vendimi i Kolegjit rrezikon afatet

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të mblidhet më 14 janar për shqyrtimin e kërkesës së PS­-së, e cila kundërshton zhvillimin e referendumeve në 130 bashki e komuna.

Por, shtyrja e vendimit ka sjellë dhe rrezikun e kalimit të afateve të lejuara në ligj për zhvillimin e referendumeve vendore. Sipas “Panoramës” në bazë të nenit 118, pika 3 e Kodit Zgjedhor, saktësohet se “nuk mund të zhvillohet referendum vendor gjatë periudhës nga tre muaj para përfundimit të mandatit të organeve të qeverisjes vendore, deri tre muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë”. Ky përcaktim ka vënë në lëvizje palët për llogaritjen e afateve të lejueshme. Për maxhorancën, mandati i të zgjedhurve vendorë përfundon në momentin kur janë konstituuar këshillat përkatës, pra kur ata kanë marrë detyrën. Duke e nisur në këtë mënyrë llogaritjen nga muaj korrik dhe gusht, kur KQZ ka miratuar mandatet rast pas rasti. Kjo bën që data për referendumin vendor të mos shkojë përtej 26 prillit. Por për opozitën, llogaritja nis nga data 15 shtator, pasi katër vite më parë në këtë datë KQZ miratoi dhe rezultatin unifikues të rezultatit të zgjedhjeve. Në këtë rast, referendumet mund të zhvillohen deri më 15 qershor. “Panorama” shton gjithashtu se në rast se Kolegji Zgjedhor do të vendosë të rrëzojë kërkesën e socialistëve, atëherë do të jetë KQZ që do të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese dhënien e mendimit mbi ligjshmërinë e kërkesës së vendorëve.

Advertisement