Të gjithë kemi nevojë të pastrohemi dhe të gjithë mund të përfitojmë nga pastrimi. Po pse detox? Në ditët tona, stili i jetës së pashëndetshme mund të jetë burim i shumë problemeve shëndetësore. Për shumë arsye, trupi grumbullon toksina, me gjithë luftën e organizmit për t’i eliminuar.
Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes. Por a i njeh përfitimet e detoksifikimit? Nuk është asnjëherë vonë për ta filluar.
Përfitimet e detoksikimit
Humbje peshe
Ul nivelin e kolesterolit
Ndihmon tretjen
Eliminon dhimbjet e shpinës
Lëkurë më e pastër
Largon ekzemën
Përmirëson shëndetin mendor
Eliminon parazitët
Përqendrim më i mirë
Redukton nivelin e sheqerit në gjak
Ul inflamacionin
Qetëson dhimbjet e muskujve
Redukton artritin
Përmirëson gjumin
Largon mendimet negative
Eliminon toksinat dhe metalet e rënda
Pastrimi i aparatit tretës nga toksinat është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes në fillimvit. Dietat moderne, zakonisht përbëhen nga proteina, me ushqime të përpunuara, duke çuar kështu në një sistem të tejngopur tretës dhe në probleme të rënda në zorrë. Mungesa e fibrave në ushqimet që hamë kontribuon në fryrje dhe probleme serioze me tretjen.
Po ashtu, toksinat nxisin në komplikime serioze shëndetësore si koliti, ulçera, deri edhe në kancer të zorrës së trashë. Që trupi ka nisur të grumbullojë më shumë toksina e tregojnë edhe sëmundjet tona të zakonshme, siç janë migrena, lodhja, pagjumësia, stresi, ekzema, aknet, sistemi i ulët imunitar, alergjia etj.
Përfitimet e një dietë detox janë me të vërtetë çudibërëse.