Rebel Wilson thotë se e kupton pse njerëzit janë aq të fiksuar me humbjen e 30 kilogramëve dhe zbulon se si dëshira për të mbetur shtatzënë ishte katalizatori për transformimin e saj.
Rebel e nisi transformimin në vitin 2019. 41-vjeçarja kishte probleme me infertilitetin dhe ndaj nisi të ulte disa kilogramë.
“Unë u rrita duke mos bërë biznes me pamjen time, unë isha vajza që shquesha për personalitetin. Por pasi përjetova të gjithë transformimin tim shëndetësor vitin e kaluar, unë kam qenë në kontakt me këtë sirenën time të brendshme”, tha Rebel për The Telegraph.
Rebel thotë se ajo që është e rëndësishme nuk ka të bëjë me arritjen e një peshe të caktuar apo një mase të caktuar për rrobat, por përkundrazi të dashurosh udhëtimin në të cilin po kalon.
“Unë kam kaluar një udhëtim të problemeve me shëndetin riprodhues për dy vitet e fundit dhe shpresoj që në një moment të kem një familje timen. Nuk e di nëse do ta arrij. Jam përpjekur për më të mirën, kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë”, tha aktorja.
Rebel disa javë më parë, gjatë një proteste për ligjin e ndalimit të abortit, tregoi se ka bërë një ndërhyrje për të hequr mitrën. Gjithsesi ky fakt nuk e pengon atë të bëhet nënë përmes një mënyre alternative.