Rebel Wilson mund të luajë rolin e Adele

Rebel Wilson ka rrëfyer edhe më herët se e ngatërrojnë me këngëtaren Adele. Dhe ndoshta kjo mund të jetë arsye që ajo të luajë rolin e saj në një film.

Daily Star thotë se komediania australiane 36-vjeçare mund të luajë rolin e këngëtares 27-vjeçare në filmin e ri biografik. “Ajo duket fiks si Adele në film”, ka thënë një burim për këtë media.

Advertisement

Daily Star shkruan gjithashtu se Rebel shpreson që ky rol të bëj karrierën e saj, dhe ta transformojë në një yll të madh kinemaje, pasi ka luajtur disa herë role dramatike për të pasuruar CV-në e saj.

“Rebel ka dashur gjithnjë të tregojë se mund mund të jetë një aktore serioze. Ajo mund të mos ketë zërin e talentin e Adele por sigurisht që mund të këndojë. Dhe me pak truke teknike, ajo mund të këndojë si Adele në film”, ka thënë për Daily Star i njëjti burim. Por për këtë komediania kërkon edhe bekimin e Adele.