Reagon për herë të parë Egli Tako pas daljes nga “BBVA”.

Pas daljes së papritur nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme për arsye shëndetësore, Egli Tako ka bërë reagimin e saj të parë në rrjete sociale.

Në një postim në Instastory, ajo ndau një mesazh të ndjerë ku shprehu ndjenjat e saj të pasigurta dhe boshllëkun e brendshëm që ndjen. Egli pranoi se nuk e di saktësisht si ndihet, por theksoi se ka nevojë për ngrohtësinë e
familjarëve dhe miqve të saj në këto momente.

Advertisement

Ende nuk dihet me saktësi gjendja e saj shëndetësore apo nëse do të ketë një rikthim të mundshëm në shtëpinë e Big Brother VIP, por fansat e saj po i qëndrojnë pranë në këtë moment të vështirë.

Mesazhi i plotë:

Më keni pyetur shumë si jam.

Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem.

Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje.

Dhe nëse shikoj brenda vetes shoh ngjyrën e zbrazëtisë.

Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem.

Thjeshtë e di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi.