Reagon Afërdita Dreshaj: Agoni, një psikopat që imagjinon

Një ditë më parë, në një intervistë për Prive, Agon Amiga ka pranuar tradhtinë e shumëpërfolur me këngëtaren/modele, duke e quajtur Afërditën shkaktare të ndarjes së tij nga bashkëshortja. Por blitz.al ka kontaktuar me Afërditën për një reagim prej saj. Afërdita ka thënë se i vjen shumë për të qeshur me atë ç’ka thënë Agoni. Këngëtarja për momentin ndodhet në SHBA dhe javën tjetër do të vijë në Shqipëri, kjo e ka bërë të mos jetë e informuar për intervistën e Agonit dhe ta mësojë lajmin pikërisht nga ne. Megjithatë, bukuroshja nuk ka dashur të flasë gjatë për këtë temë, sepse për të është një kapitull i mbyllur. E vetmja gjë që ka për të thënë në lidhje me këtë histori është: “Agoni është një psikopat që imagjinon. Ai është i sëmurë”.

Advertisement