Rastësi e çuditshme, të gjitha ish-gratë e Tom Cruise ishin 33 vjeç kur u divorcuan.

Friday, December 5, 2025

Një teori e çuditshme për jetën romantike të Tom Cruise po qarkullon sërish në rrjetet sociale, duke lidhur tre ish-bashkëshortet e tij me një rastësi të pazakontë që ka ndezur diskutime të shumta online.

Aktori i famshëm është martuar tre herë. Martesa e tij e parë me Mimi Rogers u bë në maj të vitit 1987 dhe përfundoi pas tre vitesh. Në dhjetor të vitit 1990, ai u martua me Nicole Kidman, me të cilën qëndroi për 11 vjet, deri në vitin 2001. Ndërsa martesa e tretë ishte me Katie Holmes në vitin 2006, me të cilën ka vajzën e tyre, Suri. Edhe kjo martesë përfundoi me divorc pas gjashtë vitesh, në vitin 2012.

Në shikim të parë, mund të duket sikur Cruise thjesht nuk ka pasur fat në dashuri. Por përdoruesit e internetit kanë vërejtur një përkim të habitshëm: të tria ish-bashkëshortet e tij kanë qenë 33 vjeç kur janë ndarë prej tij.

“Tom Cruise është ndarë nga të tria gratë e tij kur ato kishin 33 vjeç”, thuhej në një postim të profilit Uber Facts në rrjetin X (ish-Twitter).

Kjo rastësi është bërë edhe më intriguese për shkak se numri 33 thuhet të ketë domethënie të veçantë në Scientology, besimi me të cilin Cruise identifikohet prej dekadash. Sipas portalit SheKnows, themeluesi i Scientology-së, L. Ron Hubbard, e ka përshkruar numrin 33 si “një simbol të dëshirës për të ndriçuar të tjerët dhe për t’i udhëhequr drejt fatit të tyre”.

Ndërkohë, në mes të këtyre diskutimeve, është rikthyer në vëmendje edhe një deklaratë legjendare e Nicole Kidman pas ndarjes nga aktori.

Pas divorcit të vitit 2001, ajo ishte e ftuar në emisionin e David Letterman, ku iu bë pyetja si ndihej pas ndarjes. Me një buzëqeshje ironike, aktorja australiane u përgjigj: “Epo, tani mund të vesh taka të larta”.

Shaka e saj, që aludonte për gjatësinë e Cruise (rreth 170 cm), shkaktoi të qeshura në publik. Menjëherë pas kësaj, Kidman shtoi me elegancë: “Le të ecim përpara. Tani është koha për të ecur përpara”. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -