Rama zyrtarizon Erjon Veliajn si kandidat për Bashkinë e kryeqytetit

Arkiv

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar sot emrin e Erjon Veliajt si kandiatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Kryeministri Rama u shpreh pas takimit me partitë e koalicionit dhe deputetët e PS për qarkun e Tiranës se, “është finalizuar emri i kandiatit për Tiranën, do të jetë Erjon Veliaj”.

Advertisement

Erjon Veliaj mban postin e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që prej shtatorit të vitit 2013.

Erion Veliaj lindi në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979.

Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studi­met Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në sho­qërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Z. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen “MJAFT” deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabi­litetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Në vitin 2011, z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.

Z.Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën gjermane dhe atë frënge.