Rama-Topalli, debate në Kuvend për dekriminalizimin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministri Edi Rama janë përfshirë në debat gjatë zhvillimit të seancës së sotme në Kuvend.Jozefina Topalli duke iu drejtuar kryeministrit Rama deklaroi se ai gënjeu kur tha se Mark Frroku nuk është pjesë e grupit Parlamentar të PS.

Ajo i tha Ramës se ka dal pozitiv në testin e krimit dhe sipas saj, nëse do të bëhej testi i drogës edhe aty do dilte pozitiv.

Advertisement

Por kreu i qeverisë është kundërpërgjigjur duke kërkuar prova e fakte dhe jo opinione të partisë, sic i cilësoi ai.

Kryeministri Rama ka përshkruar edhe qëndrimin e deputetëve të PD me të cilët ndodhet në gjyq, të cilët sipas tij sillen si pula para Gjykatësit, duke thënë se ne nuk kemi prova, por japim opinion.

Topalli ndërkaq ka akuzuar Ramën se ai ka frikë të përmendë fjalën dekriminalizim dhe se nuk mban përgjegjësi për kriminelët që ka futur në Kuvend.

Ndërkohë kryeministri i është përgjigjur se nuk ka asnjë kompleks ndaj të përmendurit të fjalës dekriminalizim por në ndryshim nga vetë Topalli, dhe kolegët e saj të opozitës, ai nuk i bën bashkë raportet personale me ato të punës.

Kryeministri Rama duke vlerësuar edhe reformat apo masat e ndërmarra ndaj zyrtarëve të ndryshëm shprehet se mes qeverisë sot dhe asaj të kaluar ka diferenca të mëdha.