Rama takohet sërish me Vuçiç

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Beogradit që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe Kryeministrit kinez Li Keqiang.

Kryeministri Rama vlerësoi rritjen e ritmit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal. Të dy Kryeministrat morën pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe mbi njohjen e ndërsjellët të lejeve të drejtimit, marrëveshje e nënshkruar nga Ministri i Brendshëm i serb Nebojša Stefanoviç dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Advertisement