Në 5-vjetorin e ngjarjeve të ’21 Janarit’ familjarët e pesë viktimave janë pritur në selinë e Këshillit të Ministrave nga kryeministri Edi Rama. Në ceremoninë përkujtimore të organizuar me këtë rast, kryeministri Rama se dhe pas pesë vjetësh kjo ngjarje e rëndë vazhdon të mbetet e pazbardhur dhe dosja e saj është peng i korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Por, shtoi reforma në drejtesi do ti hape rrugen vendosjes se drejtesise per kete ngjarje
“Çdo prokuror e gjykatës që nuk e ndjen sot peshën e turpit për vuajtjen tuaj të pashoqe përballë murit të heshtur të pështjellë në sistemin e korruptuar të drejtësisë nuk e do reformën në drejtësi, por është vetë arësyeja se pse kjo reformë duhet bërë me çdo kusht”, tha Rama duke iu drejtuar të afërmve të viktimave të 21 janarit.
Çdo njeri nga anëtarët e Gjykatës së Lartë që qysh prej vitit 2013 mban të varrosur dosjen e 21 janarit, pa guxuar ta nxjerrë në dritën e gjykimit është sot i akuzuar drejtpërdrejt, si fajtor, për vuajtjen tuaj 5-vjeçare në kërkim të drejtësisë. Fakti rrënqethës se dosja e 21 janarit është e vetmja dosje e mbetur pa gjykuar nga 2013 në Gjykatën e Lartë të Shqiperisë, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka kohë që ka nisur punën me dosjet e vitti 2014 del dhe tregon për të kuptuar se kush e ka kapur për fyti drejtësinë shqiptare, përmes gjykatësish që një zot e di sesa më të rënduar nga sa mund ta parafytyrojmë ne, e kanë ndërgjegjen e tyre, u shpreh kryeministri.
Por krimi shtetëror i 21 janarit , pushkatimi pa gjyq në bulevard i katër burrave të paarmatosur e të pafajshëm, teksa protesta ishte duke u shpërndarë, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon, por nuk harron.
“Nuk varroset dosja në varrezën ku Gjykata e Lartë e ka zakon të vjetër të mbulojë me dheun e frikës së anëtarëve të saj patatet e nxehta, që përvëlojnë duart e gjykatësve të tmerruar nga hija e tyre, por nuk mund të tretet kurrë njësoj si trupat e katër të vrarëve , nevoja therëse e drejtësisë për 21 janarin, kurrë”, deklaroi Rama.
Një ditë ose nje tjetër drejtësia, tha kryeministri, do të bëjë drejtësi edhe per vrasësit, edhe për rivrasësit, edhe për ata që urdhëruan e vranë katër njerëz nga dritarja e tarraces se kësaj godine me plumba luftarakë mbi popullin e pafajshëm, por edhe për ata që shpikën në sallat e gjyqeve makabritetin e vrasjes si gabim teknik dhe rivranë të vrarët e të gjallët me çekiçin e pushtetit gjyqësor, vijoi kryeministri Rama.
Plot shqiptarë të mirë e të ndershëm e të revoltuar prej pandëshkueshmërisë së kthyer në sistem e drejtojnë mbi mua gishtin e akuzës për zvarritjen tuaj sfilitëse ne kërkim të drejtësisë. Nuk kam asgjë me ta, por e marr vesh mirë kur shohim sesi përgjegjësit mbi atë masakër bilbilojnë në emër të popullit dhe pa pikën e turpit kërkojnë hesap prej nesh per kancerin që përhapën në cdo sektor të vendit dhe për plagën tronditëse, sociale qe i shkaktuan Shqipërisë, theksoi kreu i Qeverise.
Une nuk jam kokëulur përpara jush dhe nuk do të shkoj kokëulur përpara përmendoreve të shtrira në bulevard , pikërisht sepse nuk e kam tradhëtuar 21 jannarin. Kjo qeveri nuk e ka tradhëtuar 21 janarin, sepse kemi punuar cdo ditë me përkushtim atdhetar, duke hapur nje kantier të madh reformash shtetndërtuese për të rilindur Shqipërinë e rrënuar nga autorët e 21 janarit, tha Rama.