Rama: “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar në telefonat smart”.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka përfunduar mbyllja e aplikacionit TikTok në telefonat smart.

Në serinë “Sy m’sy” në komunikim me qytetarët, kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe për përdorimin e VPN si një mjet për të pasur akses në aplikacion.

Advertisement

Rama u shpreh se VPN falas paraqesin rrezik pasi përdoren nga hakerat për të pasur akses në telefon apo të dhënat e qytetarëve. Së shpejti, sipas kreut të qeverisë përfaqësues të kompanisë TikTok do të vijnë në Shqipëri ku do të paraqesin edhe planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët

Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar në telefonat smart. Përdorimi i VPN është i rrezikshme sepse me VPN falas hakerat bëjnë namin, në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kështu që duroni disa kohë pa TikTok deri kur të përfundojë edhe programi i përbashkët me kompaninë e cila do të vijë në Shqipëri së shpejti për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha ai.