Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sot opozitën për çmimin e karburantit, pasi, spas tij, në tetë vite qeverisje çmimi i naftës u riit 200%, ndërsa qeveria 16 muaj e uli atë në 20%.
“Ju thanë që çmimi do rritet si askund në botë. Që veturat, kamionët, anijet, madje edhe furrat e bukës, do ndalen. Tani ju thonë pse nuk ulet më shumë se kudo në botë… Sepse kanë vetëm një dëshirë; T’ju mërzisin sa të munden! Vetëm një punë: T’ju gënjejnë sa të munden! Vetëm një qëllim: T’ju përdorin si të munden! Për një arsye të vetme: Pushtetin e tyre të humbur! Ngrenë gishtin dhe akuzojnë përditë për plagët e panumërta që hapen vetë. Për borxhet e mëdha. Për gropën e energjisë. Për kancerin e korrupsionit në arsim e shëndetësi. Madje, kanë kurajon të na akuzojnë deri edhe për drogën e për krimin që i mbollën dhe rritën në prehrin e pushtetit të tyre”, shkruan Rama Facebook.
“Janë i mbyturi që mbyt kë i vete pas”, shprehet Rama në mbyllje të komentit të tij në statusin social Facebook, ku sjell si argument shifrat krahasuese në tabelën grafike. Në 2013 çmimi i naftës ishte 195 lekë për litër, ndërsa në vitin 2015 është165 lekë për litër dhe ulja do të vazhdojë, pohon kryeministri Rama.