Deklarata të forta kanë ardhur nga kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit që po mban në kryeministri me gazetarët.
Duke kërkuar ndjesë për daljet e shpeshta publike, të cilat sipas Ramës kanë qëllimin e vetëm për transparencë ndaj publikut, kreu i qeverisë tha se nuk ka ndërmend të rrijë gjatë në pushtet. Në këtë kontekst ai tha se nuk është synim i tij zgjatja e pushtetit dhe qëndrimi sa më gjatë në krye të ekzekutivit shqiptar, por objektiv i tij është vetëm realizimi i reformave të premtuara për ndryshimin e vendit. Rama tha se marrëdhëniet me Presidentin e Republikës këtë vit kanë qenë jo të mira. Ndërsa sa i përket opozitës, kryeministri tha se viti 2014 ka qenë vit i mirë sa i përket raportit të shumicës me pakicën në Kuvend. Edhe pse kjo sipas tij, ende nuk mjafton. Ky është takimi i fundit që kryeministri zhvillon me gazetarët për vitit 2014.