Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin e VII të Këshillit të Atlantikut për Energjinë dhe Ekonominë, në Stamboll.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se, situata energjitike në Shqipëri është transformuar në dy vitet e fundit. “Ka pasur një paketë me reforma radikale për tregun për energjinë. Tashmë niveli i mbledhjes së të ardhurave është i lartë, ndërsa i humbjeve ka rënë në mënyrë drastike”, tha kryeministri Rama.
Për herë të parë, tha kreu i ekzekutivit, “në 25 vitet e fundit kompania e energjisë ka dhënë përftime duke mundësuar për investime në sistem. Tashmë kemi mundësi të plotësojmë 100% të kërkesave, megjithë se kemi prodhuar 32% më pak në 2014-ën si rezultat i kushteve”.
“Qëllimi ynë është të transformojmë sektorin energjiik në vend, duke e kthyer nga pengesa më e fortë për zhvillimin, në një vetë-financuaes brenda 2018”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi se, në janar u firmos një marrëveshje për sistemin energjitik me BE, ku është anëtarësuar gjithë rajoni.
“Duam të kemi një sistem politik të modernizuar me një ekonomi që mbështet të varfërit. Jemi duke modernizuar lidhjet me Greqinë dhe Malin e Zi. Po përmirësojmë linjat e interkonjeksionit me Kosovën dhe Maqedoninë. Projekti TAP e vendos vendin tonë në një pozitë gjeo-strategjike të BE-së”, tha Rama.
“Shembulli i përbashkët i BE-së është që energjia duhet të ndahet. Sot ka një angazhim të qartë për një ndryshim themelor për gjithë rajonin”, u shpreh Rama, duke shtuar se, “nuk ka krizë energjitike, por ka krizë vetëm prej injorancës. Dhe mbledhja jonë së bashku vjen nga rritja e horizontit”.