Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Mediat raportojnë se takimi mes tyre i zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, zgjati për rreth një orë dhe është në vazhdën e takimeve të përjavshme që dy drejtuesit e koalicionit qeverisës zhvillojnë mes tyre.
I mbajtur një ditë para seancës plenare të Kuvendit, takimi mes dy aleatëve zhvillohet në mes diskutimeve për mundësinë endryshime në qeveri.
Kryeministri Rama të hënën, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mohoi mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeverisës. Ndërsa për kryetarin e Kuvendit, Meta, kjo është një çështje që i takon kryeministrit.