Rama me kombëtaren: I bindur se do të bëjmë një kampionat fantastik

Kryeministri Edi Rama pati një takim me lojtarët e përfaqësueses, nga ku tha se ajo që duhet fituar është imazhi i një skuadre që jep shpirtin në fushën e lojës. “Ajo që duhet të fitojmë, është thjeshtë imazhi i një skuadre që nuk ta lëshon rezultatin, pa dhënë njëherë shpirtin. Po u realizua kjo, të gjitha të tjerat janë dytësore për një skuadër si ne që jemi për herë të parë në Kampionatin Europian. Do të vij edhe për ndeshjen e parë dhe jam absolutisht i bindur që do jetë një eksperiencë fantastike’, tha Rama. Rama e cilësoi përfaqësimin e Shqipërisë në europian si ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Po ashtu, gjatë takimit ai  vuri në dukje  se ky moment është shumë i rëndësishëm për këdo që vesh bluzën e kombëtares. “Ky është moment fantastik për çdo lloj sporti dhe çdolloj lojtari që vesh bluzën e Ekipit Kombëtar. Jam i bindur që është një moment që do ta kujtoni shumë gjatë, ndaj merrini maksimumin, gëzojeni në maksimum dhe merreni me qetësi të plotë. Sa më të qetë të jeni dhe sa më pak ta ndieni presionin, aq më shumë shanse ka që të bëjmë rezultat”, tha ai. Më tej, ai i tha lojtarëve që ta shijojnë në maksimum këtë moment historik. “Edhe njëherë, shijojeni maksimalisht, gëzojeni maksimalisht, se ne shpresojmë të ndodhi sërish shumë shpejtë, por edhe mund të mos ndodhë shumë shpejt për herë të dytë. Kështu që merrni maksimiumin se është kulmi i karrierës për një futbollist që të jetë me Kombëtaren dhe Kombëtarja të jetë në finalet e Kampionatit Europian’.

Advertisement