Rama-kuqezinjve: Mirënjohje për suksesin historik. Nisim punën për “Arenën Kombëtare”

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur nga kryeministri Edi Rama, në një pritje zyrtare.

Nën brohorimat e mijëra tifozëve kuq e zinj, lojtarët e Kombëtares kanë hyrë në Kryeministri, pasi u ekzekutua himni kombëtar.

Advertisement

Ne podium ndodheshin Kryeministri Rama, trajneri Gianni De Biassi dhe kapiteni Kombetares, Lorik Cana.

Kryeministri Rama ka akorduar medalje ‘Mirënjohjeje’ për Kombëtaren shqiptare, për trajnerin Giani De Biasi dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kryeministri Rama duke falenderuar trajnerin De Biasi dhe futbollistët e Kombëtares për arritjen historike, theksoi se ata kurorëzuan “vrapimin dy vjeçar drejt një ëndrre të pamundur”.

“Një ëndërr që dy vjet më parë askush nuk e mendonte, përveç trajnerit që pasi mori dhe nënshtetësinë shqiptare mendonte se mund ta ngjiste me fanelën kuq e zi majën e frikshme evropiane”, tha Rama.

“Mallkimi i rikthyer i minutave të fundit e fashiti ëndrrën evropiane. Madje disa u vunë kundër jush, harruan ëndrrën kuq e zi, harruan që edhe sikur aty të mbyllej vrapimi juaj, ju i kshit dhuruar një Shqipëri të denjë konkurruese krenare, e cila në grupin e vet arriti përherë të parë të luftonte për të shkuar në finalet e mëdha, duke lënë pas kombëtare që nuk krahasoheshin me ne as për vlerë monetare as për potenciale. Harruan që kishim një grup ferri me skuadra të vështra. As që donin t’ia dinin se ju kishit siguruar play- offin. Ngatëruan lojën me luftën, topin me armët”, tha Rama.

“Kush nuk e ka mbajtur asnjëherë nuk mund të kuptoj atë peshë që ka ajo fanellë kuq e zi. Nuk do e harroj kurrë dhomën e zhveshjes në ‘Elbasan Arena’, lotët, dhimbjen, trupat e ngrirë, fjalët e kapitenit. Ishte momenti që vendosi të nesërmen dhe bën dallimin mes skuadrave të vërteta si e juaja”, theksoi Rama.

Kryeministri ka paralajmëruar ndërtimin e një stadiumi Kombëtar në Tiranë, e cia do t’I kushtohet kombëtares kuq e zi. “Arena kombëtare do t’iu kushtohet juve dhe në një pllakë të artë do të shkuhen emrat tuaj”, u tha futbollistëve Rama.

Kreu i qeverisë ia ka dhënë fjalën të parit kapitenit Lorik Cana. Duke shprehur falenderime për pritjen e bërë dhe hovin e tifozëve, Cana tha se, “në emër të ekipit është shumë e vështirë të gjejmë personat të cilët brenda vendit në institucione dhe shoqëri, të gjithë e dinë pasionin për vendin, është vështirë të kuptosh të sakrificën dhe mundin.

“Disa janë këtu sepse e dinë që I nderojnë familjarët e tyre dhe veten dhe si unë më I vjetri në kombëtare. Kemi ardhur me një qëllim dhe vlerësimi na gëzon shumë. Në emër të ekipit jemi krenar dhe të lumtur që të tjerët i bëmë të lumtur. Unë e thash edhe dje, pavarësisht se e kemi fatin në dorën tonë, ‘Shqiptarët do të fitojnë cdo luftë sapo të kenë mbaruar betejat me veten”. Suksesi është meritë e djemve, që duhet të merren si shembull, deri të magazinieri. “, tha Cana.

Edhe trajneri i kombëtares, Gianni De Biassi e ka marrë fjalën, ndërsa me tone humori tha se kishte probleme me tonin e zërit.

“E kam zërin e ulët dhe nuk kam përgatitur asgjë. U përlota, ke një aftësi për të prekur telat e zemrave të njerëzve. Kam një moto ‘beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe do të kthehen në realitet”. Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë, i bashkova dhe i shoqërova me të gjithë ju, falë edhe bashkëpunimit me Presidentin. Jam përpjekur që të marr më të mirën nga të gjithëe, ata përbëjnë një ‘lënëdë plasëse’. Shpresoj që mos u zhgënjejmë”, tha De Biasi.

Në prezantimin për presidentin Duka, Kryeministri Rama u shpreh se “Me presidentin Duka kemi nesiur të guxojmë realizimin e ëndrrës së finaleve pas ndeshjes në Serbi. Tre net më parë kur u ndamë me presidentin, tha një fjalë që më shënoi në mendje, nuk erdhëm deri këtu që të mbarojë. Ndërsa mbrëmë pas ndeshjes tha, nuk mbaron këtu, synon më tej, mbase vendin e Blaterit apo Platinisë, të cilin e zuri haku I shqiptarëve. Ndërsa unë dua kontratën e De Biasit, ndërsa për pikët nëse nuk vjen kurrë mos ardhtë” tha ai.

Ndërsa Duka në fjalën e tij theksoi se “Flaminderit për gjithcka që është organizuar. Prania e kryeministrit në zhvillimin e futbollit shqiptar ka qenë në cdo moment konkrete në ndërtimin e stadiumeve. Stadiumi i ri në Tiranë besoj që do të jetë më i bukuri. Ju falenderoj për vizitën në Durrës para Serbisë. Ju falenderoj cunat shumë, nuk mjafton edhe sikur t’iu puth gjithë ditën. Ekipi ka një zemër të madhe dhe e mertiojnë, jo vetëm kaq, por edhe më shumë se kaq. Falenderoj edhe ata që na pritën, kjo më kënaq shumë edhe mua, mediat në rrugëtimin, por edhe ata që na kanë kritikuar. I ftoj të rrinë në qetësi ata që kanë hedhur baltë. Dua që cunat ta shijojnë suksesin në Francë, do të jem I gëzuar që ata të kënaqen, por nuk duhet të shkojmë për turizëm në Francë, mos mjaftohemi vetëm me grupet”deklaroi ai.