Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se qeveria do të ndërmarrë një kontroll në të gjitha rafineritë e naftës, pikat doganore dhe tregtarët me shumicë dhe pakicë në të gjithë vendin.
Sipas tij kjo bëhet për të ndaluar të gjitha grabitjet e pasurive kombëtare në hidrokarbure. Kryeministri tha se do të ketë tolerancë zero në këtë aksion, që e cilësoi të njëjtë me atë të ndalimit të uzurpimit të territorit dhe ndërtimit të paligjshëm.
Kreu i qeverisë nënvizoi se fillimisht aksioni do të shtrihet në rafineritë e naftës dhe më pas te tregtarët me shumicë.