Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Berat kandidatin për kryetar bashkie të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Petrit Sinaj.
“Berati u kthye në një zonë të izoluar, të rrethuar, të bllokuar, sepse ju pre rruga dhe u bë një torturë e pashoqe për të gjithë ata që donin të vinin në Berat. Kjo prerje rrugës ishte në dëm i madh që iu be zhvillimit ekonomik, turizmit dhe biznesit në këtë zonë”, tha Rama.
“Jo vetëm ju pre rruga, theksoi kryeministri Rama”, “por iu bllokuan insitucionet, pasi bashkia e Beratit u bllokua financiarisht . Eshte puna e kryebashkiakut Nasufi që bëri që qyteti të mos mbytej nga plehrat pasi u asfiksua nga mungesa e financimeve të qeverisë”.
“18 muaj më parë ne Berat nuk mund të vihej dot. Sot mbërritem me kënaqësi pasi jemi drejt përfundimit të rrugës që lidh Beratin me Lushnjën. Më në fund nuk do të ketë më gropa, por kemi ambicie më të madhe se kaq e për këtë arsye kemi një projekt për një rrugë turistike europiane për të ardhur në Berat, siç ka qenë një herë e një kohë”, tha Rama, i cili shtoi se për të vazhduar me projekte të tilla të mëdha, duhet votuar kandidati i koalicionit qeverisës.
“Çdo qyteti i duhet ndihma e qeverisë, por aq më shumë Beratit që është një pasuri e madhe e Shqipërisë. Nëse ka një vend që mund të jetojë me turizmin, ai është Berati. Brenda pak vitesh, Berati do të nxjerrë nga turizmi të ardhura të mjaftueshme sa për ta bërë Bashkinë e këtij qyteti një nga më të pasurat në vend”, shtoi Rama.
“Po fillojmë të transformojmë qëndrën e Beratit, duke bërë që këtu të vijnë më shumë turistë dhe bashkia e Beratit të bëhet një nga bashkitë më të pasura në Shqipëri”, nënvizoi Rama.
“Duhet të vazhdojë projekti i madh që ka nisur në këtë qytet dhe jo të mbahet gjallë Partia Demokratike, kandidati i së cilës nuk ka çfarë bën për Beratin. 21 Qershori është votë për qytetin”, deklaroi kreu i qeverisë.
Kreu i qeverisë tha se qytetarët nuk duhet të shohin ngjyrat partiake, por të bashkohen dhe të vijojnë në drejtimin e duhur duke votuar Petritin, për të vijuar rrugën e duhur.