Por cilat janë qytetet më të pista e ndotura të botë
1. MUMBAI – Qyteti indian me 14 milion banorë ka probleme të shpeshta me ujërat e zeza dhe me mbipopullimin e mjeteve të transportit publik. Përveç këtyre Mumbai has një fenomen vërtet unik. Me mbërritjen e musonëve vorbulla plehrash ngrihen në qiejt e qytetit dhe më pas bien në vendet më të papërshtatshme.
2. CIUDAD JUAREZ – Meksika nuk ka ndonjë reputacion tip Zvicre përsa i përket pastërtisë dhe rregullit, por qyteti CIUDAD JUAREZ meriton vërtet një çmim si qyteti më i degraduar i vendit. Sipas shumë faqeve të internetit dhe siç faktet reale kanë dëshmuar, qyteti drejtoohet tërësisht nga trafikantët e lëndëve narkotike të cilët e kanë lënë në një degradim të frikshëm.
3. DACCA – Imagjinoni sikur Venezia të ishte e zhytur jo në Adriatik, por në një det të ndotur nga pesticide dhe mbetje të ngurta. Ja kjo është DACCA, kryeqyteti i Bangladeshit një prej vendeve më të varfra të botës. Fëmijët e varfër notojnë në këto ujëra të ndotur si të ishin në një pishinë. Bonifikimi i një zone ku jetojnë 150 milion njerëz duket si një mision i pamundur. Deri tani nuk ja kanë dalë as autoritetet lokale e as ato ndërkombëtare.
4. ANTANANARIVO – Edhe kryeqyteti i Madagaskarit është i zhytur në plehra, të cilat gjenden në çdo cep të rrugëve. Në vitin 2004 pretendohej se vetëm 6 % e mbeturinave të prodhuara në vend asgjesohej nga kompanitë e specializuara. Pjesa tjetër, pra 94 % hidheshin ku të mundeshin. Këtu flitet për mbi 65.700 tonelata vetëm për qytetin.
5. ADIS ABEBA – Me 80 etnitë e ndryshme që e popullojnë, ndoshta është një nga kryeqytetet ku përzihen më tepër zakone, kultura dhe kostume të ndryshme. Por kryeqyteti i Etiopisë duhet të përballet edhe me një tjetër problem: atë të emergjencës shëndetësore e cila ka ardhur si pasojë e mungesës së infrastrukturës mjekësore dhe pranisë së një përqendrimi të lartë të mbeturinave.
6. BAGHDAD – Në vitin 2007 plehrat e lëna në kryeqytetin e Irakut shkaktuan një epidemi kolere që zgjati plot 5 muaj. Padyshim që mungesa e ujit të pijshëm, një problem tipik i këtyre zonave nuk favorizoi aspak mos përhapjen e kësaj epidemie.
7. NAPOLI – Në këtë klasifikim të trishtë gjejmë edhe këtë qytet të vendit fqinj. Në këtë qytet dhe zonat përreth gjendja e emergjencës lidhur me mbeturinat ka zgjatur plot 15 vite, 1994 – 2009. 11 komisionerë të jashtëzakonshëm kanë shkuar, por nuk kanë mundur t’a zgjidhin problemin përfundimisht. Këto ditë ky problem është risjellë në vëmendje të mediave dhe opinionit publik për shkak të protestave të shumta që po bëhen.
8. LA OROYA – plumbi nuk është një metal ekologjik dhe askush nuk do të dëshironte të jetonte i rrethuar nga sasi të mëdha tij. Problemi i La Oroya, qytet i Peru-së, një prej industrive më të mëdha aktive të botës është shpërndarja e plumbit. Një fabrikë plumbi është aktive që prej vitit 1922 dhe si rrjedhojë ka shumë sasi plumbi në tokë, ajër e deri në ujë. 99% e fëmijëve që jetojnë në La Oroya kanë trefishin e sasisë normale të plumbit në gjak.


