Gjigandi i pijeve po teston ne New York një soft drink të ri me bazë qumështi të skremuar, ujë të gazuar dhe shije frutash. Quhet VIO dhe lançimi i këtij produkti në Europë do të variojë nga mënyra se si do të pritet nga new yorkezët. Qumështi i gazuar është në 4 shije: mango dhe pjeshkë, limon, fruta tropikale e fruta pylli.