Qeveria mblidhet në Dajt për analizën e punës

Qeveria, ndryshe nga të mërkurat e tjera, ka zgjedhur që këtë mbledhje të radhës të kabinetit ta zhvillojë në vilën qeveritare në Dajt.

Takimi i ministrave në Dajt është mbledhja e fundit e qeverisë për këtë sezon përpara rimbledhjes së saj në fund të gushtit.

Advertisement

Në këtë mbledhje të kabinetit qeverisës, në fokus është analiza e qeverisjes në këtë sesion parlamentar që u mbyll.

Mbledhja disaorëshe në Dajt, do të ketë në fokus gjithashtu prioritetet për sesionin parlamentar të vjeshtës.