Për pushimet e pashkëve dy personazhet kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushim nën diellin e Meksikës. Çifti është fotografuar në Cabo San Lucas, teksa po nxiheshin e kishin veshur rrobebanjo të së njëjtës ngjyrë. Katy në foto shfaqet me një fizik për t’u pasur zili. Katy dhe Russell kanë mbërritur në Meksikë nga Los Angeles ku në 27 Mars morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Kid’s Choice Awards 2010, çmimet televizive që fëmijët u japin personazheve më të dashur të botës së muzikës, televizionit dhe kinemasë.

Advertisement