Punonjësi i Gardës vret me armë zjarri bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Rreth orës 07:10, në rrugën e “Qelqit”, në Kombinat, ka mbetur e plagosur me armë zjarri 28-vjeçarja I. Dervishi, e cila u transportua drejt Qendrës Universitare Spitalore Nënë Tereza, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Advertisement

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, bashkëshortin e saj, 29-vjeçarin Admir Dervishi, Punonjës i Gardës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se arsyeja e kësaj ngjarje është konflikti për arsye xhelozie.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.