Pukë | Berisha: nuk do të merrem me rrugën e vetmisë dhe alternativën e sharjeve

alt

Kryeministri Berisha deklaroi se alternativa e mazhorancës janë investimet, ndërsa alternativa e opozitës, është “kundër qytetarëve, kundër liberalizmit të vizave dhe kundër shtresave në nevojë”. Berisha u shpreh se “Rama ka bindjen absolute se duke u bllokuar ju do të realizojë ëndrrën e tij të kryeministrit”. Kryeministri u shpreh se veç rrugës së vetmisë Rama ka sjellë dhe alternativën e sharjeve. “Por unë nuk do të merrem me këto. Mëkatet e tij nuk i lan as Drini” Ai premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të bëhen investime mjaft të rëndësishme në këtë zonë. Berisha u shpreh se do të gjashtë-fishohen investimet. “Në rrethin tuaj këto vite ne kemi investuar mbi 22 milionë dollarë. Me z. Beqir Arifi dhe me kryetarët e bashkive dhe komunave të këtij rrethi gjatë katër viteve që vijnë do të gjashtëfishojmë investimet në rrethin tuaj. Ne do të asfaltojmë çdo rrugë të këtij rrethi nga Fierza deri në Koman”, tha Berisha. Ai u shpreh se gjatë këtyre viteve investimet dhe ecja përpara e vendit nuk ka qenë e lehtë, por mazhoranca ka bërë përpjekje për të arritur sukses. “Rruga jonë nuk ka qenë një rrugë e lehtë, ka pasur sakrifica të mëdha. Por sot e shohim në sy njeri tjetrin. Ne jemi njerëz të suksesit. Ne së bashku në rrethana të voshtra ja dolëm që vendin ta vendosëm në aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha sot Berisha.

Advertisement