Publikohet trailer-i i dokumentarit mbi jetën e Amy Winehouse

Më në fund është publikuar trailer-i i parë i dokumentarit që do të na tregojë hap pas hapi jetën e këngëtares Amy Winehouse.
Dokumentari, i cili tregon caste nga më intimet në jetën e këngëtares, fokusohet në lidhjen e saj të dashurisë, muzikën por edhe mediat që e rrethonin kudo.
Nën tingujt e këngës së saj të famshme “Back to Black” në dokumentar shfaqet edhe casti kur Amy fitoi cmimin Grammy si dhe momente nga lidhja e saj me ish-bashkëshortin Blake Fielder-Civil.
“Jam dashuruar me dikë për të cilin do të kisha dhënë edhe jetën. Kjo është tamam si drogë, apo jo?”, thotë Amy.
Dokumentari është shfaqur për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë, të Dielën, ku ka marrë vlerësimet më pozitive.
Por, partneri i Amy-t, Reg Traviss, ka shkruar për Telegraph një ese ku shprehet se ky dokumentar nuk përfaqëson personin e vërtetë që ishte këngëtarja por thjesht synon të shfrytëzojë famën dhe talentin e saj.

Advertisement