Publikohet momenti kur Kejvina Kthella goditi me shuplakë Luiz Ejllin!

Modelja e njohur, Kejvina Kthella gjatë natës së ‘Prime’ të shtunën e kaluar u përfshi në një debat të fortë me këngëtarin, Luiz Ejlli.

Dy banorët e Big Brother VIP Albania nisën debatin nga një batutë e artisti, gjë që shkaktoi që modelja të revoltohej.

Advertisement

Krahas ofendimeve të rënda drejt Luizit, Kejvina kishte goditur me shuplakë këngëtarin, moment ky që nuk u kap gjatë transmetimit ‘live’ e as nuk u përmend.

Megjithatë, ditëve në vijim banorët kanë diskutuar për këtë, madje Kejvina përveç që e pranoi ajo u shpreh se nuk ndihet e penduar për veprimin.

‘Iconstyle’ ka publikuar momentin kur ajo goditi me shuplakën këngëtarin, madje në dy raste.

Ajo që shihet në video teksa po diskutonin ulur, Kejvina ngritët në këmbë dhe e gjuan me shuplakë Luizin, i cili e ruan qetësinë dhe nuk bën asnjë veprim drejtë saj.

Mbetet të shihte nëse sonte produksionin do të ndërmarrë ndonjë mas ndaj modeles për ngjarjen që ka shkaktuar revoltim dhe reagim të madh të publikut.