Publikohen treguesit kryesorë buxhetorë për tremujorin e parë 2016

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016 sipas të cilëve të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose afërsisht 1.4 milionë lekë më shumë se plani 3-mujor i vitit 2016. Sipas ministrisë së financave, të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” u realizuan në vlerën 84,8 miliardë lekë, ose 17.27% më shumë se 3 mujori i vitit të kaluar dhe 3.34% më shumë se plani. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 3-mujorin e parë 2016, arritën në rreth 82.2 miliardë lekë ose 88% e planit. Ky nivel i shpenzimeve publike dhe tejkalimi me 1.4 miliardë lekë i të ardhurave të planifikuara është shoqëruar me një nivel sufiçit prej 13.5 miliardë lekë, e për rrjedhojë, një pozitë shumë më të favorshme buxhetore. Ndërkaq është konstatuar një realizim në investimet e huaja në nivelin 75% i atyre të planifikuara për 3- mujorin e vitit 2016, ndërkohë që realizimi i investimeve me financim të brendshëm paraqitet në nivelet e 85%. Realizimi i të ardhurave të përgjithshme dhe realizimi i shpenzimeve të përgjithshme është shoqëruar me një deficit buxhetor pozitiv për afërisht 13.6 miliardë lekë, duke ndikuar në rritjen e besueshmërisë së qeverisë në raport me tregun dhe partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtare.

Advertisement