Gjatë një takimi me maturantë nga gjimnaze të ndryshme të vendit ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi ditën e sotme për datat e provimeve dhe Rregulloren e Maturës Shtetërore 2022.
Datat e provimeve do të jenë:
– 9 Qershor për Gjuhën e Huaj
– 11 qershor për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë
– 17 qershor për Matematikën
– 24 qershor për lëndët me zgjedhje
Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % do të jenë për të bërë diferencën midis maturantëve ekselentë dhe të tjerëve.
Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Prioritet sipas Kushit në maturën e këtij viti do të jetë rritja e cilësisë që nga hartimi i provimit, administrimi i procesit dhe vlerësimi i provimit të maturës.